Keni dëgjuar se konsumimi i moderuar i verës, ndryshe nga pijet e tjera alkoolike, sjell disa përfitime për trupin.

E pra tani kemi lajme të reja dhe të mira në lidhje me këtë pije, pasi sipas një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, vera dhe humbja e peshës kanë një lidhje mes tyre.

Falë kompleksit të quajtur resveratrol, i cili gjendet posaçërisht në verën e kuqe, yndyra e bardhë bëhet ngjyrë bezhë, e cila sipas specialistëve është shumë më e lehtë për tu djegur.

Një gotë verë mes orës  6 dhe 9të mbrëmjes është një opsion i mirë, megjithëse sipas komenteve të Profesorit Min Du, çdo pije alkoolike shkakton reaksione afatgjata jo aq të favorshme për trupin. Kështu që rekomandon të hahni fruta të cilat janë burime natyrore të resveratrolit si rrushi, luleshtrydhet dhe boronica.