Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesën e saj.

Sipas policisë, banesa mori flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë e tymit, 42-vjeçarja humbi jetën nga asfiksia.

Ndërkohë, zjarrfikësja që shkoi në vendngjarje bëri të mundur shuarjen e flakëve në banesë.

Ndërsa grupi hetimor i policisë ka nisur punën për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.