Vlore- Një lokal plazhi me strukturë druri është djegur gjatë orëve të natës në Radhimë të Vlorës. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se shkak ishte një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohen pistat e tjera pasi janë djegur dhe shezllonet.
"Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit' informoi sot policia e Vlorës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Metoda mafioze ne Shqiperine tone turistike.
Përgjigju