"Shko merri ato lekët"/Në gjyq grupi
 i drogës, Jurgen Molla pranon akuzat

 i drogës, Jurgen Molla pranon akuzat
">
Seanca paraprake për vlerësimin e provave hetimore për dosjen e grupit që drejtohej nga biznesmeni Jurgen Molla, ka kaluar në fazën e gjykimit në themel. Ditën e djeshme, gjyqtari Ardit Mustafa, vlerësoi hetimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke vendosur të kalojë dosjen hetimore në një fazë të gjykimit, atë të themelit.

Me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, çdo dosje që prokuroria kalon për gjykim, duhet të kalojë fillimisht në “skanerin” e gjykatës, që vlerëson provat dhe hetimin e bërë nga prokuroria dhe më pas është sërisht gjykata, që vendos të kalojë çështjen për gjykim në themel. Në seancën e djeshme, të gjithë të pandehurit e kësaj dosje penale kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, duke pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Organizata kriminale e drogës që drejtohej nga ndërtuesi i pallateve në Tiranë Jurgen Molla ka paguar 230 mijë euro për të blerë 15 kg heroinë në Prizren të Kosovës.

Molla mbante kontakte të vazhdueshme me shtetasin Kosovar Arif Çiço me të cilin komunikonte nëpërmjet kodeve. Në një nga bisedat e kryera ka rezultuar se Molla ka dërguar në Prizren korrierin e tij Arben Prendi të cilit i ka paguar 8 mijë euro në lagunën e Patokut, duke i thënë Çiços se po i vinte ai shoku i tij dhe duhet ti bënte gati “Iphone 6”, duke nënkuptuar sasinë e heroinës. Në fakt bëhej fjalë direkt për sasinë e heroinës që Prendi do merrte në Prizren nga Çiço, e cila ishte futur në një valixhe udhëtarësh.

Ndërkohë më tej përgjimet telefonike tregojnë se sapo Molla vihet në dijeni të kapjes së korrierit, ai njofton krahun e djathtë të tij Myftaraj, duke i thënë që ti mbyllin telefonat. Molla realizon dhe një telefonatë tjetër me vllain Dritanin, duke i pohuar “...Shko në shtëpi dhe merri ato lekët që janë në shtëpi, mbaji ti ose merri çoji në Bankë, e di Lola (gruaja e Jurgenit), se është problem. Unë po lëviz”.

Tashmë kjo çështje është dërguar në gjykatë me 10 të pandehur është dërguar në gjykatë nga Prokurori Eugen Beçi, e cila pritet që ti nënshtrohet gjykimit në ditët në vijim. Pjesëtarë nga grupi kriminal janë biznesmeni i ndërtimit Jurgen Molla dhe 9 persona të tjerë. Organizata me përbërje shtetas nga Vlora, Tirana, Turq dhe Kosovarë.

Të pandehur:
1. Jurgen Molla,
2. Shyqyr Kotorri
3. Anest Koromani
4. Arif Çiço
5. Enver Kurtuluş shtetas turk
6. Abubekir Tuncdemir shtetas Turk
7. Blerim Ukimeraj
8. Elmi Thaqi (Thaçi)
9. Klaudio Veizaj në kërkim
10. Orges Myftaraj në kërkim

Në kuadër të operacionit “Ballkan 2014”, janë ndjekur në vijimësi me forma të ndryshme të punës operative shtetasit si vijon: Shqiptarët – Jurgen Molla, Orges Myftaraj, Klaudio Veizaj, Emiljano Roli, Isuf Roli, Arben Prendi, Anesti Koromani, Shyqyr Kotori, etj; Kosovarët – Arif Çiço, Hysni Hoxha, Blerim Ukimeraj, Ljubisa Orgarevic, Milislav Perovic;

Turqit – Abubekir Tuncdemir, Enver Kurtulus, Mehmet Kulug, Ahmet Koroglu;

Somalezët- Khalid Ahmed Sharif, shtetasin maqedonas Metin Agani, Kjemal Ali, shtetasin bullgar Ivan (Asenov) Kabov. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës