Ish-komunat e Velipojës, Guri Zi dhe Dajç shfaqen më problematiket në bazë të tabelës së të ardhurave dhe më pas vijnë Bërdica dhe Rrethinat. Në Velipojë situata për 6 muajt e parë nuk është pozitive sepse janë 22 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta ku përfshihet edhe sezoni veror dhe 14 milion lekë nga taksat vendore që nuk janë mbledhur. Në Gurin e Zi janë 12 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta dhe 6.9 milion lekë nga taksat vendore. Në Dajç janë 9 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta dhe 8 milion lekë nga taksat vendore.
Në Bërdicë nga të ardhurat e veta janë 3 milion lekë të parealizuara dhe 2.7 milion nga taksat vendore. Po ashtu edhe njësia Rrethina është problematike me 3 milion lekë të parealizuara nga të ardhurat e veta dhe 1 milion lekë nga taksat vendore. Disa prej ish-komunave kanë shifra të kënaqshme siç janë Postriba, Shala ,Ana Malit, Shoshi dhe Pulti ku mosrealizimi është nën 1% por pesha specifike e tyre është thuajse e papërfillshme në të ardhurat që i përkasin tashmë bashkisë së re të Shkodrës. Bashkia Shkodër (qyteti) ka 78% të peshës specifike.
Njësi të cilat kanë kanë arritur që të realizojnë planin e 6 mujorit të parë të 2015-ës pas Shkodrës kanë peshën specifike më të madhe siç janë: Velipoja 11%, Rrethina 6%, Bërdica 1.53%, Guri Zi 1.31% dhe Dajçi 0.81% të peshës së specifike në raport me të ardhurat e veta të bashkisë së madhe të Shkodrës. Për 2015-ën plani vjetor është në kuotën 27% i realizuar ndërkohë që për 11 njësitë në total mbeten edhe 157 milion lekë për t’u realizuar deri në fund të këtij viti, një që në thuajse 2 muaj është e vështirë për t’u arritur. Në të ardhurat të njësive administrative, zërat kryesorë janë taksa e pasurisë së paluajtshme, tarifa nga bizneset dhe familjet për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin, tatimi mbi fitimin e thjeshtuar dhe taksat e reklamave.
Borxhet e 10 ish-komunave me palët e treta
Në mbledhjen e së shtunës të kësaj jave të këshillit bashkiak të Shkodrës do të miratohet edhe likujdimi i borxheve apo detyrimeve për 10-ish komunat nga gjyqet që kanë humbur me palët e treta. Janë afro 17 milion lekë që nuk do të jepen nga buxheti i bashkisë por nga fondi tranzitor i qeverisë dhënë për njësitë e reja vendore për shkak të reformës së re territoriale administrative. 1 gjyq i humbur i përket vetë bashkisë Shkodër me një shumë prej 326 mijë lekë, 4 për Velipojën me një shumë prej afro 10 milion lekësh, 1 për Postribën me një shumë prej 2 milion lekësh dhe 6 janë për ish-komunën rrethina me një shumë prej afro 4 milion lekësh, borxhe këto të trashëguara dhe që kanë marrë titullin ekzekutiv nepërmjet shërbimit përmbarimor pas vendimeve të gjykatave në secilin prej rasteve dhe që janë prioritet për t’u shlyer.
Pesha specifike për të ardhurat e 6 mujorit të parë 2015:
Bashkia Shkodër 78%
Velipojë 11%
Rrethina 6%
Bërdicë 1.53%
Guri Zi 1.31%
Postribë 0.89%
Dajç 0.81%
Ana Malit 0.65%
Pult 0.12%
Shalë 0.05%
Shosh 0.04%
Realizimi i të ardhurave për 6 mujorin e parë:
Bashkia Shkodër 109%, të ardhurat e veta 16 milion lekë më shumë
119% taksat vendore 16 milion lekë më shumë
Bërdicë 56%të ardhurat e veta 3 milion lekë të parealizuara
49% taksa vendore 2.7 milion lekë të parealizuara
Velipojë 55% të ardhurat e veta 22 milion lekë të parealizuara
64% taksa vendore 14 milion lekë të parealizuara
Postribë 72% të ardhurat e veta 1.1 milion lekë të parealizuara
93% taksa vendore 0.1 milion lekë të parealizuara119% taksat vendore 16 milion lekë më shumë
Bërdicë 56%të ardhurat e veta 3 milion lekë të parealizuara
49% taksa vendore 2.7 milion lekë të parealizuara
Velipojë 55% të ardhurat e veta 22 milion lekë të parealizuara
64% taksa vendore 14 milion lekë të parealizuara
Postribë 72% të ardhurat e veta 1.1 milion lekë të parealizuara
Shalë 100% të ardhurat e veta 121 mijë lekë të realizuara
100% taksa vendore 115 mijë lekë të realizuara
Ana Malit 85% të ardhurat e veta 0.3 milion lekë të parealizuara
101% taksa vendore 0.1 milion lekë më shumë
Guri i Zi 23% të ardhurat e veta 12 milion lekë të parealizuara
22% taksa vendore 6.9 milion lekë të parealizuara
Rrethina 80% të ardhurat e veta 3 milion lekë të parealizuara
97% taksa vendore 1 milion lekë të parealizuara
Dajç 19% të ardhurat e veta 9 milion lekë të parealizuara
18% taksa vendore 8 milion lekë të parealizuara
Shosh 39% të ardhurat e veta 152 mijë lekë të parealizuara
16% taksa vendore 127 mijë lekë të parealizuara
Pult 38% të ardhurat e veta 516 mijë lekë të parealizuara
78% taksa vendore 29 mijë lekë të parealizuara
10 ish-komunat mosrealizim prej 52 milion lekë (plani vjetor 27%, 157 milion lekë mbeten për t’u realizuar)