Shkodër, 2000 turistë të huaj
vizitojnë kalanë e Rozafës

Shkodër, 2000 turistë të huaj<br />vizitojnë kalanë e Rozafës
SHKODER- Kalaja e Rozafës përmes arkitektures, legjendës dhe vlerave historike, si dhe pozicionit gjeografik mbetet një atraksion për turistët e huaj dhe vendas. Sipas Drejtorit të Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, janë rreth 1500 deri në 2000 turistë që vizitojnë kështjellën e Rozafës brenda një muaji.
 
Sipas Shatit interesante është se këtë vit ka rritje turistësh nga vendet e lindjes. Ndërkaq brenda këtij viti do të përcaktohen disa zona në kalanë e Rozafës, ku do të nisin kërkimet arkeologjike me objektiv gjetjen e gjurmëve helenistike.
 
Nga ana tjetër turistët shprehen se ndjehen të tërhequr nga arkitektura, lashtësia e kësaj kalaje, por dhe nga pamja që ajo ofron.
 
“Është shumë këndshëm, këtu në kështjellë na solli dhëndri dhe po na tregonte që daton në shekullin e 17-të. Domethënë ështeë goxha e lashtë dhe ka legjendë shumë interesante. Po presim ta shohim më në detaj kalanë”, thotë një turist.
 
“Unë mendoj se Shqipëria dhe Shkodra është shumë e bukur. Kështjellen po e shoh me vëmendje, duket e fortë dhe ofron një pamje të mrekullueshme nga liqeni dhe qyteti. Nuk kemi informacion mjaftueshëm megjithatë shpresojmë që do e gjejmë në muze”, shprehet një tjetër.
 
Gjatë fundjavës ka një numër të shtuar të turistëve ku këtë vit ka shënur rritje përsa i përket vizitorëve nga Rusia, megjithatë nuk mungojnë ato nga Belgjika, Hollanda apo Gjermania. Kështjella e Rozafës është një nga zonat turistike kryesore jo vetëm për Shkodrën dhe veriun, po për gjithë Shqipërinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it