SHKODER- Bizneset që tregtojnë produkte ushqimore në zonat turistike në qarkun e Shkodrës janë duke u përballur me kontrolle të vazhdueshme nga inspektoret e Agjencisë së Kontrollit të Ushqimit.
 
Shyqyri Bajraktari, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka deklaruar se “deri tani janë marrë të gjitha masat për monitorimin dhe kontrollin e produkteve ushqimore”.
 
Ai thotë se “në zonat turistike të Velipojës, Shirokës, apo në Razëm problem mbeten operatorët e biznesit që nuk kanë të regjistruar në QKR”.

Kontrollet në stinën e verës evitojnë problemet e produkteve ushqimore të cilat konsumohen më shumë nga banorët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)