Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar masën e sigurisë “Arrest me burg” që dha gjykata e shkallës së parë ndaj ish-përgjegjësit të zyrës së legalizimeve Rudi Beci. Në seancë avokati mbrojtës Anton Kosteri që i quajti pretendimet e ngritura nga prokuroria si të paarsyetuara dhe kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi.
Nga ana tjetër vetë i akuzuari Rudi Beci pasi u pyet nga togat e zeza shprehet se ai ka marrë parasysh lejen studimore për legalizimin e dy objekteve, ne Shkodër dhe Mjedë.
Gjithashtu i akuzuari shtoi se akti i kualifikimit për legalizim te objektit ne Shkodër pasi është firmosur nga ai, kaloi tek drejtori i zyrës së ALUIZNI-t, i cili dha firmën e fundit. Ndërsa për objektin e dytë, në Mjedë, Beci argumentoi se në rastet e kalimit të pronësisë, nuk është përgjegjësi e tij asnjë veprim. Ai thjesht mban përgjegjësi për të dhënat që shkruhen nga specialistët e ALUIZNI-t.
Ish përgjegjësi i zyrës së legalizimeve shkoi më tej kur tha që ndërtimet janë kryer përpara vitit 2009, ndërsa vetë Bashkia ka hartuar planin rregullues pas këtij viti dhe madje disa herë që është kërkuar, ai nuk i është dorëzuar zyrës së legalizimeve. Në fund gjykata e apelit vendosi vetëm detyrim paraqitje për Rudi Becin. Ky I fundit së bashku me ish drejtorin Besnik Kastrati që pritet të dalë në apel ditën e enjte, akuzohen se në vitin 2013 legalizuan dy objekteve në kundërshtim me ligjin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com