SHKODER - Në kuadër të operacioneve që po zhvillojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe efektivët e rendit publik në prangat e policisë kanë rënë tre përsona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë ndërsa janë sekuestruar 30 kg kanabis sativa.

Në prangat e policisë ka rënë edhe 54- vjecarja S. T e cila S ka qene person e shpallur në kerkim nga ana e Komisariatit të Policisë së Shkodres, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Shkoder e ka dënuar me 5 muaj e 10 dite heqje lirie, për vepren penale ”Pengim të ekzekutimit të gjykates”. Burime nga efektivët e policisë bëjnë të ditur se operacionet e ditëve të fundit në qytetin e Shkodres kanë si qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe parandalimin e një sërë veprash penale.

Edhe gjatë ditës së martë forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë vendosur postoblloqe në hyrje të qytetit të Shkodres ku janë shoqëruar disa përsona të cilët kishin probleme me dokumentacionin dhe qarkullonin me automjete me xhama të zinj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)