Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 25-vjecar, i cili transportonte në mënyrë kontrabandë 500 kg duhan të grirë. Sipas burimeve të policisë Ardit Gavoçeja, u arrestua pasi në zonën e quajtur "Kamicë" nëpërmjet liqenit të Shkodrës ai krynte kontrabandë mallrash drejt të Malit të Zi. Në këtë mënyrë Ardit Gavoçeja me vendbanim në fshatin Kamicë nuk paguante akcizën e doganës.