SHKODER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku nje 52 vjecar ndodhet në gjëndje te rendë pasi është përplasur nga një autobuz udhetarësh. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ish- Zukthkashta në unazën lindore të qytetit të Shkodrës.
Ka qënë ora 10.00 e së hënës kur 52- vjecari Gëzim Kraja i cili ndërsa lëvizte me bicikletë, është përplasur nga autobuzi me targa AA 978 CU i linjës interurbane me drejtues Ermir Lamajn. Sipas dëshmitareve ne vendngjarje Kraja ka qënë duke dalë nga një kthese me bicikletë, por nga pakujdesia është përplasur nga autobuzi, i cili ka ndaluar menjëherë, por kjo nuk e ka shpëtuar nga aksidenti.
52 vjecari është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal te Shkodrës. Në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore që po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.(en/ns/shqiptarja.com)