Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë në Shkodër ku një mjeti tip Benz me targa MA 0893 B ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Burimet e policisë bëjnë me dije se i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit H.A, 50 vjeç, banues në Shkodër.
Ai udhëtonte i vetëm në mjet dhe është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com