SHKODER- Partia Demokratike zhvillon takimin përmbyllës në Shkodër, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i PD, Sali Berisha, u ndal tek projektet që parashikon forca që ai drejton për 4 vitet e ardhshme. Berisha tha se do të vijohet me investimet dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.
Më tej, kreu i qeverisë tha se “5 ditë na ndajnë na vijimi i investimeve dhe nga fitorja jonë, nag rruga jonë drejt integrimit në BE”.
“Është fitorja ndërtimit për qytetarët shqiptarë të një infrastrukturë të standardeve më të mira, të shërbimeve më cilësore. Kjo është fitorja të cilën ne do e shndërrojmë në rroga shumë më të larta. Në 4 vitet që vijnë rroga minimale do të arrijë në 350 dollarë, rroga mesatare në 700 dollarë, rroga e arsimtarëve mbi 700 dollarë. Nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Ndihma ekonomike dhe e aftësisë së kufizuar do të dyfishohet”, tha Berisha.
Kreu i PD akuzoi kryetarin e opozitës së nuk i ka përmendur pensionistet dhe rritjen e pagave dhe pensioneve asnjëherë gjatë kësaj fushate elektorale.
“Ne do marrin statusin, do hapim negociata, le të rrijë në autobus atje ku është. Ai nuk ka shqipëruar njëherë fjalën rritje të rrogave. Sepse ai ka vetëm një shqetësim, pasurimin e tij, të njerëzve të tij, për atë të tjerët nuk ekzistojnë. Pyeteni veten si ka mundësi që shoku i autobusit mavi në 90 ditë nuk ka shqipëruar asnjë herë fjalën pension, rritje të pensioneve, por ka kërkuar 30 herë të nxjerrë në pension Sali Berishën. Si ka mundësi që një opozitë bën fushatë 3 muaj dhe juve s’ju përmend njëherë të vetme. Edhe kur ju takoi nuk foli për ju, po foli për mua”, tha Berisha.
Më tej kreu i qeverisë u ndal tek politika e taksave heqja e TVSH-së për prodhimet bujqësore, duke ritheksuar se ato dëmtojnë prodhimet vendase.
“Fermerë, shqiptarë pyeteni njëherë veten, pse kërkon të heqë taksën e ushqimeve? Çmimet kanë logjikën tjetër, taksat i heq vetëm e vetëm të shkatërrojë prodhimin në Shqipëri. Të bëjë supermiliarderë miliarderët e tij. Të vendosë monopole në Shqipëri”, vijoi Berisha.
Duke u ndalur tek programi i PD, Berisha tha se në 4 vitet e ardhshme programi i kësaj force politike parashikon përkrahje për moshën e tretë.
“Do ju rritim pensionet, do ju subvencionet çdo ilaç, energjia, transpao0rti urban e interurban, dhe shtëpitë e kujdesit do subvencionohen nga shteti në masën 90 %. Nuk ekzistoni në programin e tij, ka vështirësi më mëdha. Edhe njëherë ju ftoj të bashkoheni në përpjekjen tonë të madhe për Shkodrën e zhvilluar, Shqipërinë e madhe, dhe europiane. Shkodra do ketë autostradën me 4 korsi që e lidh me Tiranën”, u shpreh kreu i PD.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com