Sipas burimeve të raportuara nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se 10 persona nga Siria tentojnë të kalojnë jashtë kufirit përmes Shqipërisë në mënyrë ilegale.
Arrestimi dhe kapja e tyre u bë e mundur nga policia e Shkodrës në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut.
Sirianët shoqëroheshin në dy makina nga 3 djem Shqiptarë.
Policia shoqëroi në komisariatin e Shkodrës personat e kapur në flagrancë, si dhe 2 nga djemtë të cilët po i shoqëronin: Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër, Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr,Tiranë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim personi i tretë G.G 24 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të personave të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër
Me datë 10.03.2018 nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P. Shkodër në bazë të informacione të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Aldo Ukaj , 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër
Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë,
Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.
Shtetasi Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi , ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com

a.m/Shqiptarja.com