SHKODER- Një bibliotekë personale me veprat, dorëshkrimet dhe aktivitetin e Gjergj Fishtës do të ngrihet në qytetin e Shkodrës.
Fishta ka pasur një biblioteke të veten kur ushtronte aktivitetin e tij në Shkodër, dhe ideja e rindertimit te saj është hedhur në nje veprimtari të organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” me titull “Fishta mes dy bibliotekave”.
Një pjesë e fondit të librave te tij gjenden në biblioteken e françeskanëve,në biblioteken “Marin Barleti” të Shkodrës dhe në Biblioteken Kombëtare në Tiranë. Një pjesë e konsiderueshme gjendet dhe në familjet shkodrane dhe familjet e rajonit ku ai shërbeu.Pasuria librore e Fishtës ishte pjesë e bibliotekës franceskane, e themeluar në vitin 1875.
/Shqiptarja.com