Shkodër, ecte në korsinë e
gabuar, aksidentohet 73-vjeçari

Një 73-vjeçar me iniciale V.E është aksidentuar në gjendje të rëndë nga një motorrçikletë pasi po ecte me biçikletë në korsinë e gabuar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, Vau Dejës.

I plagosuri mori ndihmën në spitalin e Shkodrës, e më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tirane në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftim i Policisë
U referuan materialet për këtë shtetas pasi më datë 10.07.2016 rreth orës 22:35 , në aksin rrugor Mjedë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, Vau Dejës, duke drejtuar mjetin motorrçikletë tip “LONÇIN”, ka aksidentuar shtetasin V.E, 73 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, i cili po ecte me biçikletë, në korsinë e gabuar.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull