SHKODËR - Prezantohen në Shkodër kandidatët për deputetë të PR. Fatmir Mediu foli për mbrojtjen e pronës private e të lirisë së njeriut. "Prona është e shenjtë dhe e paprekshme, liria dhe prona private janë mundësia për të ndërtuar lumturinë dhe mirëqënien tonë.

Prandaj ka ardhur koha dhe për këtë çështje të flasim sinqerisht dhe seriozisht. Është shumë e rëndësishme motra dhe vëllezër, nëse flasim për Europë ti zbatojmë ato standarde evropiane, të zbatojmë vendimet e Gjykatës së Strasburgut, dhe së bashku me pronarët e ndershëm e të ligjshëm të këtij vendi do të vazhdojmë përpjekjen për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë përfundimtare", tha Mediu.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)