Shkodër, këshilli bashkiak miraton
vendimet që ktheu prefekti Radovani

Shkodër, këshilli bashkiak miraton<br />vendimet që ktheu prefekti Radovani
Këshilli bashkiak i Shkodrës zyrtarisht ka zhvilluar mbledhjen urgjente jashtë radhe për teksa ka miratuar dy projekt-vendimet që nuk i firmosi prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani me pretendimin se janë të paligjshme. Prefekti pretendon se dy zëvendëskryetarët e këshillit nuk duhet që të jenë pjesë e komisioneve. Të dy projekt-vendimet njëri për ndryshimin e rregullores së këshillit që parashikon se zëvendëskryetarët mund të jenë pjesë e komisioneve dhe projekt-vendimi për krijimin e 16 komisioneve janë miratuar për të dytën herë në këshillin bashkiak.

Tashmë këto vendime nuk do kenë më nevojë që të marrin ligjshmërinë nga prefekti. Ajo që mund të bëjë Radovani në këto kushte është që t’i drejtohet gjykatës administrative. Tashmë duhet pritur nëse do ta ndërmarrë apo jo këtë iniciativë.

Për këto dy projekt-vendime të mosfirmosura kryetari i këshillit bashkiak Xhemal Bushati paraqiti për këshilltarët relacionet përkatëse duke i kërkuar që të miratohen sërish. Të dy projekt-vendimet morën votat e shumicës.

Gjatë mbledhje kryetari i grupit të LSI Sokol Lekaj sqaroi arsyet se pse prefekti Radovani nuk ka firmosur dy projekt-vendimet duke mbajtur të njëjtin qëndrim se janë në shkelje të ligjit. Këshilli bashkiak nuk e ka betejën vetëm me prefekturën.

Anëtari i FRD Fatlum Nurja, një ekspert i çështjeve të pushtetit vendor ka depozituar një padi në gjykatën administrative të Shkodrës. Nurja pretendon se përzgjedhja e të dy zëvendëskryetarëve Gaspër Kokaj i PD dhe Rezarta Zamaku e LSI është e paligjshme. Sipas këshilltarit të FRD njoftimi për mbledhjen kur janë zgjedhur edhe zëvendëskryetarët nuk është bërë në kohën e duhur. Një tjetër pretendim është se ligji në fuqi parashikon që të jetë një zëvendëskryetar dhe jo dy si dhe përzgjedhja e tyre duhej që sipas Nurjes të ishte bërë me votim të fshehtë dhe jo siç është bërë me votim të hapur.

Për anëtarin e FRD këto janë shkelje flagrante. Fatlum Nurja nuk mori pjesë as në mbledhjen e fundit me pretendimin se njoftimi është bërë shumë vonë dhe në kundërshtim me ligjin, pikërisht vetëm një ditë përpara.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'