Dy kosovarë janë arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër, pasi janë kapur me 8 gr kanabis.

Në pranga është vënë 26-vjeçari Fatmir Beshi dhe 29- vjeçari Almir Berisha, të dy banues në Prizen të Kosovës.
 
Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” me targë 04-596 FI me të cilin lëviznin dy të arrestuarit ,në vijën e dytë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.
 
Lënda narkotike ishte e fshehur tek sedilja e pasagjerit në pjesën e prapme të saj, në automjetin që drejtohej nga Fatmir Beshi.
 
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim”.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)