Një 50-vjeçar u arrestua dje për veprën penale "Fallsifikimi i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Në pranga është vënë Adriatik Bajrami, banues në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se rreth orës 15:50 të kësaj të mërkure, Bajrami është paraqitur ne PKK Muriqan duke udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Ai ka paraqitur tek punonjësit e policisë Kufitare, për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë një kartë identiteti italiane me identitet të një shtetasi Italian, e cila ishte e falsifikuar, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet në ngarkim të Bajrami i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Fallsifikimi i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave".  

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)