SHKODER- Komisionerët e Partisë Demokratike në KZAZ numër 7 në qytetin e Shkodrës nuk pranojnë të marrin në dorëzim materialet zgjedhore. Sipas burimeve nga KZAZ, janë 6 kuti për KZAZ-në numër 2 në Komunën Shalë në Shkodër, të cilat nuk kanë tërhequr ende materialet zgjedhore.

Komisionerët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike në këtë Komunë, deklarojnë se “kanë frikë se mos dhunohen rrugës”.

Ndërkaq, kreu i KZQZ numër 2 në Komunën Shalë, Selami Smajli, është shprehur se janë gjithsej 6 kuti që do të transportohen drejt Komunës Shalë përmes makinave të ushtrisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)