SHKODER- Pavarësisht problemeve me depozitimin e mbetjeve urbane, bashkia e Shkodrës nuk i është përgjigjur pozitivisht uljes së çmimit nga 7 në 1 euro për dërgimin e mbetjeve në landfildin e Bushatit.
Konflikti mes palëve vijon të jetë akoma prezent, edhe pse disa herë u fol për arritje të një marrëveshjeje.
Ky investim i realizuar në qarkun e Shkodrës nuk po kryen funksionin për të cilin u ndërtua, ndërsa qyteti vijon të depozitojë mbetjet tek varrezat e dëshmorëve.
Drejtori i Landfildit të Bushatit ka folur në lidhje me ecurinë e deritanishme të depozitimit të mbetjeve urbane në këtë landfild, si dhe përkrahjen që njësitë vendore i kanë bërë nismës për depozitimin e mbetjeve për 1 euro për ton, ku vetëm Bashkia e Shkodrës nuk ka reaguar pozitivisht.
Konflikti mes Bashkisë së Shkodrës dhe Landfildit, nuk gjeti zgjidhje edhe pas kërkesave të shumta dhe shkresave të ndërsjellta, duke lënë pezull këtë problem që rëndon mbi shkodranët të cilët edhe pse paguajnë me shtrenjtë taksën e pastrimit nuk marrin atë çfarë u takon.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com