Një autoambulancë në Shkodër ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Mjeti i djegur i tipit Iveko me targa MA 1029 B ishte në administrim të shtetasit Gj.N, 56 vjeç, të cilën e ka patur të parkuar në oborrin e baneses së tij në Shtoj i Ri. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet, paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale që mund të jetë një shkëndijë elektrike.