SHKODER- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoten, në Bushat, rreth orës 18:30, kur një motor u përplas me një mur.
 
Si pasojë e aksidenti humbi jetën 30-vjeçari Ndoj Pjetri, dhe mbeti i plagosur 12-vjeçari me inicialet M.Ll.
 
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)