SHKODER - Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një këmbësoreje 51 vjeçare ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Fari Ramadani” ku Spartak Mollaj 25 vjeç, banues në Dobraç të Shkodrës, duke udhetuar me motorrçikleten tip “KAËASAKI” ” me targa AB 383, ka aksidentuar këmbësoren E.S.
 
Për pasojë kjo shtetase ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodres, në gjendje kritike për jeten. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të motorrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së rrethit Shkodër për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com