TIRANË - Mungesa e parave detyron 530 pensionistët e komunës Berdicë të qëndrojnë në radhë për ditë të tëra ndërsa kjo situatë përsëritet pothuajse çdo muaj. Sipas pensionistëve shkak i kësaj situate është mungesa e parave pranë sportelit të postës në këtë komunë.

Në dijeni të këtij problem është edhe kryekomunari i Berdicës, Besnik Brahimi i cili e quan jonormale këtë situatë ndërsa apelon që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.

Shuma prej 8 milionë lekë të reja që ju ndahet 530 pensionistëve të kësaj komune akordohet nga posta në shuma të vogla çka shkakton radhë tek pensionistët të cilët në të shumtën e rasteve kthehen edhe duarbosh.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)