Në mbrëmjen e të martës së kaluar , është vënë në pranga shtetasi Mhill Gjergji nga fshati Bugjon i Pukës me banim në Shkodër. Rreth orës 03.30, 19 vjeçari nën kërcënimin e një arme zjarri tip pistoletë dhe i maskuar me skafandë motorri ka tentuar të vjedhë shitësin e një pike karburanti, në lagjen Ahmet Haxhia të qytetit Shkodër.
Gjatë përleshjes me këtë të fundit, ka qëlluar një herë me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë model 54. Gjithashtu i janë sekuestruar dhe dy motorçikleta njëra e markës Dajan me targë SH254, dhe tjetra e markës Motoaupa dhe një skafandë motori, mjete këto të cilat dyshohet se 19 vjeçari ka tentuar të kryejë vjedhjen. Ndërsa shërbimet e Seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë në policinë e Shkodrës po hetojnë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e përsonave të tjerë të cilët mendohet të kenë qënë bashkëpunëtor të ngjarjes. Mhill Gjergji akuzohet për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje.

(fj.di/shqiptarja.com)