Shkodër, ndërhyrjet e nevojshme 
për rikonstruksionin e 'Loro Boriçit'

Shkodër, ndërhyrjet e nevojshme <br />për rikonstruksionin e 'Loro Boriçit'
SHKODËR - Stadiumi “Loro Borici” do të rikonstruktohet. Ky është vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare. Ende nuk dihet sa do jetë buxheti që do shpenzohet dhe çfarë projekti do realizohet.

E sigurtë është që tribuna qendrore do prishet e tëra dhe do të ndërtohet nga fillimi. Për të plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares.
 
Sa i takon tribunës në pjesën jugore, nuk dihet nëse ajo do ndërtohet apo jo sepse ende nuk ka një projekt konkrekt. Ajo çfarë duhet bërë medoemos, është rregullimi i ambienteve rreth e qark stadiumit sepse pamjet aktuale tregojnë për një kaos të vërtetë dhe një gjendje të mjeruar.
 
Përveç amortizimit stadiumi “Loro Borçi”i rrethohet nga mbetjet, gropat dhe uji. Një pamje aspak dinjitoze. Premtimi i Kryeministrit Rama është përshëndetur edhe nga përfaqësuesit e klubit Vllaznia.

Shkodranët më në fund mund t’i gëzohen një investimi madhor në fushën e sportit në këtë qytet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë