SHKODER- Pas problemeve të vazhdueshme si pasojë e dëmtimeve të pësuara dhe e lënë për vite të tëra në harresë, ka nisur mbrëmjen e së enjtes riparimi i urës së Bahçallëkut. Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut, Nikolin Dedvukaj, e quan të vonuar këtë ndërhyrje, pasi sipas tij duhej të ishte bërë shumë kohë më parë, për faktin e thjeshtë që ura është në kët gjendje prej disa vitesh.
 
Ura e Bahçallëkut do të ketë më në fund edhe sistem ndriçimi, pasi Autoriteti Rrugor i Veriut ka dorëzuar projektin në ministrinë e linjës.
 
Kjo vepër arti është ndërtuar në fillim të viteve ‘70 dhe bashkë me bazamentin, i janë dëmtuar edhe parmakët mbrojtës. Ura e Bahçallëkut që kalon mbi lumin Drin është e lartë 170 metër dhe me prurjet e mëdha të viteve të fundit ka pësuar jo pak dëmtime edhe në këmbët e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)