Shkodër, një hotel përfshihet nga flakët

Hotel “Antika” është përfshirë nga flakët pasditen e se merkures në Razëm të Malesise se Madhe. Zjarri i rënë brenda pak minutash ka bërë që kati katërt të shkrumbohet plotësisht. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve lokalizimi i flakëve ka qënë i pamundur ndërsa këto të fundit menjëherë kanë njoftuar zjarrëfikësit e Malësisë së Madhe. Largësia nga qyteti i Koplikut dhe mungesa e logjistikës së nevojshme ka bërë zjarri ta shkrumbojë plotësisht katin e katërt. Pas mbërritjes së zjarrëfiksve janë izoluar flakët duke bërë që zjarri të mos përhapejt në 3 katet e tjera të hotelit.  Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale, të cilat sipas pronarit janë të konsiderueshme. Autoritetet nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin, ndërsa dyshohet se luhatjet e tensionit kanë shkaktuar zjarrin e cili shkrumboi plotësisht katin e një hoteli.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi