Shkarkimet nga HEC-et dhe rritja e nivelit të Bunës kanë përmbytur rreth 700 hektarë në Njësinë Administrative të Anës së Malit. Fshati më i prekur është Oboti, pasi 300 hektarë janë nën ujë, ndërsa në Oblik ka pasur gjithashtu probleme. Kryetari i kesaj njesie administrative Arben Ceni tha se kjo situate është e përsëritur duke u bërë e papërballueshme nga banorët e kësaj njësie të cilave të mbjellat i përfundojnë përherë nën ujë.
Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës. Mjetet e kalueshmërisë së lartë, dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës po ndihmojnë lëvizjen e banorëve.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO










