Shkodër, PD-ja akuzon: PS-ja i ka 
kthyer shkollat në zyra elektorale

Shkodër, PD-ja akuzon: PS-ja i ka <br />kthyer shkollat në zyra elektorale
SHKODËR - Partia Demokratike dega Shkodër ka denoncuar se shkolla 9 - vjecare në Komunen e Berdices se Madhe eshte transformuar ne një zyrë elektorale për kandidaten e Aleancës për Shqiperinë Europiane, Keti Brazhdari. Sipas degës së PD-së po synohet te poltizohet deri në pikën e fundit edhe sistemi shkollor parauniversitar në vend.

Dega e Partisë Demokratike Shkodër ka publikuar edhe disa foto te shkolles e cila ka te vendosur postera dhe flamuj per kandidaten Brazhdari.
Ata kërkon heqjen e menjëhershme të posterave dhe flamujve të Partisë Socialiste në shkollën 9-vjeçare si dhe marrjen e pergjegjesise nga Drejtoria Arsimore për përdorim të insitucioneve arsimore në funksion të fushatës.

Ndersa kreu i Komunes Berdicë e Madhe, Besni Brahimi ne nje reagim për këtë çështje sqaroi se kjo godinë prej 4 - vitësh nuk është në funksionin e një institucioni arsimor.
shkoder
shkoder 
Më poshtë  deklarata e plotë për shtyp e partisë demokratike shkodër
Mazhoranca nuk ka të ndalur me skandale!
Po synohet të politizohet deri në pikën e fundit edhe sistemi shkollor parauniversitar në vend.
Partia Demokratike Shkodër denoncon përdorimin e objekteve arsimore për zyra elektorale dhe propagandë politike.
Shkolla 9-vjeçare e Berdicës së Madhe është kthyer në një zyrë elektorale të kandidates së LSI-së dhe PS-së Keti Bazhdari.
Vendosja e posterit të kandidates dhe e flamujve të Partisë Socialiste në një objekt arsimor, është një shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor dhe e ligjit për arsimin parauniversitar.
 Neni 8 i ligjit për arsimin parauniversitar thotë:
"Arsimi parauniversitar është i depolitizuar”, ndërsa neni 32 pika 4 e këtij ligji shprehet qartë: “Ndalohet organizimi i veprimtarive partiake në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar. Me këto veprime po shkelet edhe Kodi Zgjedhor dhe konkretisht
Neni 3 pika 7:“Me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, ndalohet vënia në përdorim të subjekteve zgjedhore i mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme pronë publike, si dhe i burimeve njerëzore të Administratës Publike të çdo niveli”.
Neni 78 Pika 5: “Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike.”
Neni 88:Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.
Pika 1:Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.
Pika 2:Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit.
Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i Administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.
Partia Demokratike Shkodër kërkon heqjen e menjëhershme të posterave dhe flamujve të Partisë Socialiste në shkollën 9-vjeçare të Berdicës së Madhe.
Kërkojmë nga Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër përgjegjësitë ligjore për përdorimin e institucioneve arsimore në funksion të fushatës dhe të kandidates së LSI-së dhe PS-së.Gjithashtu denoncojmë edhe rastet e pëdorimit të nxënësve të institucioneve arsimore jopublike në funksion të zyrave elektorale të LSI-së gjatë dhe pas proçesit mësimor për të siguruar vijimësinë e tyre .Të gjitha këto veprime të kundraligjshme nga ana e Mazhorancës tregojnë qartë panikun që i ka kapur nga humbja e sigurt me 21 Qershor.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve