Shkodër, PD: Për vit të ri shumë
zona pa energji, kartolina e fundvitit

Shkodër, PD: Për vit të ri shumë<br />zona pa energji, kartolina e fundvitit
SHKODER - Partia Demokratike e qytetit të Shkodrës ka akuzuar Operatorin e Sjpërndarjes së Energjisë Elektrike, se ka lënë në errësirë gjatë natës së ndërrimit të viteve zona të shumta të cilat vuajtën mungesën e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për shtyp të Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës, akuzohet se OSHEE ka lënë një sërë komunash dhe lagjesh në këtë qark pa energji elektrike, në 31 dhjetor, pikërisht ditën e Vitit të Ri.

Sipas selisë blu të qytetit verior, kjo ka qenë kartolina që OSHEE ka menduar t’u dhurojë qytetarëve të Shkodrës me rastin e festave të fundvitit.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e selisë blu në Shkodër:
Populli i Shkodrës në natën e ndërrimit të viteve dhe gjatë këtyre ditevë vujati mungesën e energjisë elektrike. Një dhuratë e qeverisë së bashku edhe me çmimin e rritur të energjisë elektrike. Një katrolinë me qirinjë ishte ky urimi më i veçantë i qeverisë e cila tregoj se sa për zemër e ka popullin e Shkodrës. Zona të tëra vuajten mungesën e energjië elektrike gjatë natës së Vitit të Ri, situatë kjo e cila kohët e fundit ka qenë e përsëritur, çka tregon pa aftësinë e menaxhimit nga kjo qeveri të çfarë do lloj situate.
Harta e ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditëve të fundvitit dhe fillim vitit 2015, ka qenë si më poshtë:

Qyteti i Shkodrës ka patur furnizime me ndërprerje të vazhdueshme në lagjen Rus, pjesa e shkollës 10 Korriku,  lagjia Skanderbeg, Vorret Katolike, Fusha e Lëkurave, Mark Lula, Tepe, Draçin, 3 Heronjtë, Lugu Çesme etj. Këto ndërprerje kanë arritur deri 10 herë brenda natës;

Në komunën Guri i Zi që nga data 30, 31 dhe derinë drekën e datës 01 Janar ka patur furnizime energjie me ndërprerje të vazhdueshme; 
Në komunën Velipojë që nga ora 22 e datës 31 dhjetor dhe deri në orën 18 të datës 01 Janar, nuk ka pasur fare energji elektrike;

Në Bashkinë Vau i Dejës, aty dhe ku prodhohet energjia elektrike, ka patur ndërprerje të vazhdueshmë, ndërsa në fshatin Gomsiqe nuk ka patur dhe vazhdon të mos ketë energji;

Në komunën Hajmel, nuk ka patur energji elektrike që nga data 30 dhjetor dhe është kthyer energjia vetëm në ora 13 të datës 01 Janar;

Në komunën Postrribë, ka munguar totalisht energjia elektrike që nga data 30 dhjetor. Është rikthyer energjia elektrike në datën 01 Janar;
Në komunën Temal, Komani, megjithëse vendi kryesor për prodhimin e energjisë elektrike, është furnizuar me shkëputje; fshati Toplanë ka një javë pa drita, ndërsa fshatrat Temal, Dushman, Qerret dhe Vilë, kanë 4 ditë pa drita;

Në komunën Shllak mungon energjia elektrike në të gjithë zonën që nga data 31 dhjetor dhe vazhdon të mungojë.

Në komunën Bushat për datat 29, 30, 31 dhjetor, pra për 72 orë  ka patur gjithsej 6 orë drita. Natën e ndërrimit të viteve, kjo komunë është furnizuar vetëm mE një orë drita. Energjia është rikthyer vetëm në datën 01 në orën 1130;

Në komunën Bërdicë nuk ka patur drita nga ora 21 e datës 30 dhjetor deri në orën 1000 të datës 31 dhjetor në Bërdicë të  Sipërme, të Mesme dhe të Madhe si dhe Beltojë dhe Mali Hebe. Nuk ka patur drita në fshatin Trush që nga ora 21 e datës 31 dhjetor deri në ora 10 të datës 01 Janar.

Në Komunën Oblikë është ndërprerë energjia elektrike rreth orës 21 të datës 31 dhjetor de është kthyer të nesërmen rreth orës 9 të datës 01 Janar.Në këto raste kemi të bëjmë me një situatë të qëllimt dhe diskriminuese pasi në shumë zona menjëherë pas ndërrimit të viteve u rikthye furnizimi me energji elektrike. E aq më tepër kur në gjitha këto zona nuk raportohen defekte në linjat e energjisë elektrike dhe transformatorët.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)