SHKODER- I vënë gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra punonjësit të policisë bashkiake, përfundojnë në pranga dy të rinj në Shkodër. Policia e Shkodrës bën të ditur se dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë ndërsa i kishin vënë një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra punonjësit të policisë bashkiake me inicialet R.H.

Dy të arrestuarit Kastrioti Suti dhe Gjergji Pëllumbi rezultojnë të jenë persona me precedentë të mëparshëm penalë. Dy të rinjtë janë dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike si dhe vjedhje të ndryshme. Dy te rinjtë akuzohen për gjobvënie. 
(jd/shqiptarja.com)