SHKODËR- Pronari i një linje ndërkombëtare transporti në Shkodër, administratori dhe shoferi i saj janë vënë në pranga, pasi kanë falsifikuar dokumentacionin e disa shtetasve me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
Besim Turkaj, 39 vjeç, lindur e banues në fshatin Orroberd, Komuna Istog - Kosovë, pronar i subjektit “Vëllezërit Turkaj”, linjë ndërkombëtare transporti, Shkëlqim Fetaj, 42 vjeç, lindur e banues në fshatin Strac i Epërm , Komuna Deçan-Kosovë, shofer i autobuzit të kësaj linje transporti dhe 52-vjeçari nga Shkodra, Edmond Hyseni, administrator i shoqërisë turistike “Vëllezërit Turkaj” janë arrestuar dje nga policia e Shkodrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fallsifikuar dokumentacionin e disa shtetasve, të cilët udhëtonin me një autobuz të agjensisë turistike “Vëllezërit Turkaj” në drejtim të Gjermanisë.
Shtetasit pasagjerë të autobuzit do të udhëtonin për në Gjermani me qëllim kërkimin e azilit në këtë shtet.
Pasi u kryen veprimet proceduriale, materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, “për veprat penale ‘Fallsifikim të dokumentave’ dhe ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com