Ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodrës u promovua sot librin “Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës – Rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e Pavarësisë 1912/13″, i prof. dr. Eqrem Zenelaj. Autori rreth një vit më parë promovoi monografinë “Gjenealogjia e familjes shqiptare Albani nga Urbino dhe Bergamo e Italisë – Papës Clementi XI – ALBANI”. Në promovimin e librit te ri Zenelaj shoqërohej edhe një grup personalitetesh të botës akademike dhe studentësh nga Kosova. “Libri më i fundit i studiuesit Eqrem Zenelaj është një kontribut me vlerë të lartë shkencore, pasi vjen si rezultat i një pune të gjatë shkencore, me burime arkivore austro-hungareze, italiane dhe osmane”, u shpreh prof. dr. Artan Haxhi, Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
/Shqiptarja.com








