Shkodër protesta e komunitetit rom 

Me dhjetëra banorë të komunitetit egjiptian dhe rom në lagjen “Liria” në Shkodër kanë dalë sot një protestë pasi OSHEE- ja u ka ndërprerë energjinë elektrike. Ata kanë akuzuar punonjësit se u kanë faturuar më shumë energji elektrike se sa konsumojnë.

Banoret kanë akuzuar gjithashtu edhe shoqatat të cilat sipas tyre përfitojnë miliona lekë duke përfaqësuar këtë komunitet. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i inspektoreve te operatorit te shpërndarjes se energjisë elektrike. Ata i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e tyre duke than se përball ligjit të gjithë janë të barabartë, prandaj ata që nuk shlyejnë detyrimet nuk do te furnizohen me energji elektrike.
 
Mësohet se në këtë lagje janë rreth 200 familje të komunitetit rom të cilët rezultojnë debitor në operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve