Aktorët Merita dhe Sara Smaja, Rita Gjeka, Agron Gjeka, Arben Spahija, Jozef Shiroka, sollën emocione të veçanta me interpretimin e tyre professional. Drama “Dy jete”, i referohet periudhës së regjimit komunist parë edhe në kontekstin e sotëm, është e mbështetur në një temë shumë të ndjeshme sociale, marrëdhëniet prind-fëmijë, situatat që krijohen në këto marrëdhënie, problematikat që lindin dhe reflektimin e tyre në shoqëri. Pak ditë më parë kjo dramë u prezantua në Kosovë ku mori pjesë në festivalin e 41-te të teatrit në Ferizaj.
Aktorja Merita Smaja u shpall aktorja më e mirë e festivalit duke u nderuar me çmimin “Adriana”, ndërkohë që kolegu i saj Arben Spahija, u nderua me çmimin si aktori më i mirë në rolin episodik. Drama do të jetë në skenë dhe për dy ditët e ardhshme.
(s.g/shqiptarja.com)