Kemi zgjerim të sipërfaqes së përmbytur në gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës, kemi rreth 2400 ha nën ujë, duke përfshirë Njësinë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit. Kemi një rritje të nivelit te ujit me rreth 10 cm ne gjithë sipërfaqën qe tashmë është pushtuar nga uji.
Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shtetit dhe të mos mashtrohet me shifra sepse përmbytja sipas tyre është nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Uji është shumë pranë banesave të zonës Anë e Malit.
Gjendja është e njëjtë, madje ka problem edhe në zona të tjera si në zonën e Livadheve, rritja e nivelit te ujit në liqenin e Shkodrës rrezikon 6 banesa. Një zonë e përmbytur në vitin 2010 gjatë përmytjeve masive që përfshine qarkun e Shkodrës gjatë atij viti.
Akoma nuk ka grup të ngritur nga Shtabi i Emergjencave Civile nga Prefektura e Shkodrës, vetëm kryebashkiakja ka qënë në terren.
Banorët presin largimin e ujit për të rinisur edhe njeherë jetën për të mbjellat, për të parë nese do të arrijnë të menaxhojnë situatën. Nuk kanë shpresë për dëmshpërblime, pasi janë janë zhgënjyer nga të gjitha dëmshpërblimet e përmbytjeve
Në shkodër nuk festohet Dita e Verës, nuk ka asnjë organizim nga asnjë institucion. Qyteti i Shkodrës feston 6 majin si festën e luleve, ndërsa 14 marsin e kanë lënë thjeshtë si festë pushimi zyrtar.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO









