Tre persona janë shpallur në kërkim dhe një po procedohet në gjendje të lirë pas një kontrolli të ushtruar në Qerret të Shkodërs nga policia.

Gjatë kontrollit në fshatin Qerret është gjetur një sasi prej 25.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannbis Sattiva, e cila ishte fshehur në një bidon plastik.

Policia ka identifikuar poseduesit e kësaj lënde narkotike.

M.N.,48 vjeç po procedohet në gjendje të lirë ndërsa tre të tjerë, me inicialet N.,N 46 vjeç, K.N., 44 vjeç dhe L.N., 40 vjeç, të tre banues në Qerret janë shpallur në kërkim nga policia.

Materialet hetimore u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com