TIRANE- Shënohet një tjetër viktimë për shkak të konflikteve të pronësisë. 41 vjeçari Astrit Drini, ka humbur jetën në spitalin ushtarak në Tiranë, ku ishte shtruar që prej të mërkurës pasi u qëllua disa herë me pistoletë.
41 vjeçari u plagos të mërkurën 26 shtator në fshatin Vukatan,të Shkodrës nga fqinji i tij 27 vjeçari Fatjon Zyberi. Vrasja ndodhi pas sherrit për pronën.
Në fillim ai u shtrua në spitalin rajonal të Shkodrës e më pas u transportua në kryeqytet për mjekim më të specializuar por sot ndërroi jetë. Disa orë pas krimit të së mërkurës policia arrestoi autorin Fatjon Zyberit në fshatin Shtoj në tentativë për tu larguar në Mali të Zi.
Blutë e Shkodrës bënë të mundur edhe arrestimin e xhaxhait të autorit Nail Zyberi 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur edhe dy armë zjarri automatike dhe një sasi municionesh.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com