Digjet plotësisht një apartament në Shkodër, për shkak të një defekti në rrjetin elektrik. Një shkëndijë elektrike ka bërë që banesa në pronësi të Mihal Taçit të shkrumbohet plotësisht nga flakët e zjarrit.

Në banesën në katin e katërt të ndërtesës, e cila ndodhet në bulevardin ”Marin Barleti” në lagjen ”Ndoc Mazi” të Shkodrës, jetonin një çift i ri i sapomartuar, të cilët këtë banesë e kishin marrë me qera dhe kishin pak kohë që jetonin në të.

Shkëndija elektrike si shkak i tensionit të lartë ka shkaktuar këtë zjarr, flakët e të cilit janë përhapur në gjithë banesën. Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, duke ndaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera.  ah/shqiptarja.com/