Policia e Shkodrës ka prangosur dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e vendosjes së shpërthimit të ndodhur në hidrocentralin e Gjegjanit në Pukë, në të cilin u shkaktuan dëme të mëdha material.
 
Siç bën të ditur policia, emrat e tyre nuk jepen për shkak të hetimeve, por thotë se në momentin e ngjarjes HEC-i nuk ka qenë në punë ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar objekte dhe sende të ndryshme të cilat do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.
 
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me banorë të zonës për shkak të shfrytëzimit të “UJIT” i cili shërben për vënien në punë të HEC-it, por edhe për nevoja të  ujitjes së tokave bujqësore nga banorët e zonës.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)