SHKODER- Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e djeshme në Shkodër, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilët gjetën aty dhe sekuestruan dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm.
 
Ndërkaq, në këtë vend është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Shtjefën Mali, 39 vjeç, pasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.8 gram lëndë narkotike.
 
Ndërkaq, materialet i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online