Drejtoria Rajonale e Tatimeve ka bërë të ditur se sot janë mbyllur për një periudhë 6-mujore 15 biznese në qytetin e Shkodrës.

“Kanë pasur detyrim ligjor për vendosjen e pajisjeve fiskale. Subjekti ka të drejtën që pasi të ketë marrë masa për vendosjen e pajisjeve fiskale të paraqesë një kërkesë drejtorit rajonal për rihapjen e aktivitetit. Kjo do të jetë një punë rutinë e jona, derisa subjektet të zbatojnë ligjin” deklarojnë përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Një fat të ngjashëm do të kenë shumë subjekte në Shkodër, nëse nuk reagojnë në kohë duke plotësuar kriteret e kërkuara për ushtrimin e aktivitetit.