SHKODER - Temperaturat jo shumë të larta kanë ndikuar pozitivisht në repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës duke bërë kështu që të mos ketë shtyrje të operacioneve për në vjeshtë ashtu siç ka ndodhur vitet e mëparshme. Konfirmimi ka ardhur nga shefi I këtij reparti Shpetim Ymeri. Nga ana tjetër, një faktor i rëndësishëm në këtë aspekt ka qënë edhe bashkëpunimi si dhe koordinimi I suksesshëm I repartit te kirurgjisë me Drejtorinë Rajonale të spitalit Shkoder.
Pothuajse çdo vit ka patur shtyrje të operacioneve në repartin e kirurgjise, ndërsa këtë vit për shkak të një sërë faktorësh kjo gjë ka ndryshuar duke e bërë sezonin e verës për bluzat e bardha vijueshmëri të punës dhe qëndrim pranë pacientëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com