SHKODER- Arrestohet  21 vjecari Anton Narkaj, I cili tentoi të vidhte me dhunë banesën e dy të moshuarve, në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Sipas të dhënave të policisë ai ka hyrë i armatosur dhe me maskë kur ka hyrë në banesën e të moshuarve, ndërsa ka qëlluar me armë në ajër.

Policia arriti që ta zbardhte ngjarjen brenda pak orëve dhe të arrestonte autorin i cili rezulton të jetë dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në momentin e kapjes shtetasit Anton Narkaj, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.amë zjarri model 56, të kalibrit 7.62, me tre fishekë, model 56,  një maskësi dhe një palë doreza. 
Gjithashtu gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tre gëzhoja model 56, të kalibrit 7.62. Anton Narkaj akuzohet për "Vjedhje me armë e mbetur në tentative" dhe "Ambrajtje pa leje". 
(jd/shqiptarja.com)