SHKODER - Thertoret që ushtrojnë aktivitetin jashtë standardeve dhe në mënyrë të paligjshme në qytetin e Shkodrës kanë ngritur në këmbë drejtorinë rajonalë të shëndetit publik në këtë qark.

Në prefekturën e Shkodrës është organizuar një takim për evidentimin e këtyre subjekteve, ndërkohë që kreu i autoritetit kombëtar të ushqimit për këtë rreth , Shqyqi Bajraktari, theksoi se do merren masa penalizuese ndaj këtyre subjekteve.

Sipas Aktit Normativ, subjektet me shkelje do të penalizohen me gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 250 mijë lekë. Veç kësaj, në pothuajse të gjitha raste kur ka shkelje të sigurisë ushqimore do të bëhet konfiskimi i mallit dhe mjeteve të punës, ndërsa masa më e rreptë për bizneset tërësisht të paligjshme është shembja e ndërtesës ku ky aktivitet i jashtëligjshëm kryhet.

(Gre.M/da.is/Shqiptarja.com)