Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse pranë një lokali privat në fshatin Bardhaj të Komunës Rrethina në rrethin Shkodrës.
Lënda plasëse u hodh në lokalin në pronësi të shtetasit Simon Ndreu, banues në këtë fshat. Lënda shperthyese eshte hedhur në katin e dytë. Fatmirësisht asnjë person nuk ka qene brenda tij.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, u konstatua se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e dyerve dhe të dritareve të lokalit. Dëmtime në njerëz nuk ka. Aktualisht nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, po punohet, në disa pista hetimi, për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nderkaq pronari i objektit ka deklaruar se nuk ka patur asnje konflikt me ndonje person të mundshëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com