Shkodër, tritol në banesën eTafilit,
dyshohet për hakmarrje

Shkodër, tritol në banesën eTafilit, <br />dyshohet  për hakmarrje
SHKODËR - Një sasi tritoli shpërtheu në mesnatë në oborrin e një banese private në Shkodër. Shpërthimi, ka ndodhur në banesën e Admir Tafilit, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka qenë asnjë prej familjarëve.
Admir Tafili është autori i vrasjes së dy vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi në mars të vitit të kaluar. Tafili u arratis nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje dhe kreu vrasjen e dy vëllezërve për hakmarrja ndaj vrasjes së babait. Ai u arrestua pak orë pas vrasjes së dy vëllezërve.
Policia ka nisur hetimet për vendosjen e tritolit. Ndërkohë që familjarët e Tafilit kanë kërkuar ndihmën e shtetit për t’i mbrojtur.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK